Ekonomi

Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë dy marrëveshje

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 02 August 2017

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marko Mantovanelli do të nënshkruajnë dy marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.

Marrëveshjet të cilat do të nënshkruhen janë: Marrëveshja për financimin e projektit të Konkurueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport, si dhe Marrëveshja për financimin e granteve për bujqësi përfshirë edhe rehabilitimin e kanaleve  në Skemat e ujitjes Radoniqi dhe Dukagjini.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Ministri Avdullah Hoti dhe drejtori i BB-së për Kosovë Marko Mantovanelli, do të prononcohen për media!

-Advertisement-

Ceremonia dhe Konferenca për Media  do të mbahet sot në Ministrinë e Financave –  Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës,  kati 11- salla e konferencave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera