Sport

⚽️ Pyetet për të birin, shpërthen ndaj gazetarëve babai i Neymar (Video)

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 31 July 2017

Baba i Neymar duket se nuk i ka fare në qejf gazetarët, të cilët duan të dinë rreth të ardhmes së djalit të tij.

Mediat spanjolle dhe ato franceze janë të sigurta se Neymar do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere për të kaluar në PSG.

Por, lojtari dhe babai i tij ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë rreth kësaj lëvizje.

-Advertisement-

Neymar Senior, sot ka mbërritur në Barcelonë, ndërsa Neymar ka udhëtuar drejt Kinës e më pas Katarit, ku edhe do të kryej testet mjekësore.

Me të arritur në aeroport, gazetarët kanë pyetur babain e Neymarit nëse djali i tij do të kalonte në PSG, ndërsa ai u ka kërkuar që të mësojnë si të sillen.

“Duhet fillimisht të mësoni si të silleni, të mësoni edukatën”, u ka thënë se Neymar Senior, për të marrë më pas taksin dhe larguar nga aeroporti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera