Sport

Neymar, te PSG “me kosto zero”. Të martën vizitat mjekësore?

Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 31 July 2017

Transferimi i Neymarit do të kryhet. E kjo, sepse çdo ditë që kalon pa mbajtjen e një qëndrimi zyrtar nga ana e vet lojtarit i shton mundësitë e kalimit të tij te parizienët.

Megjithatë, edhe në Katalunjë duket se kanë nisur të pranojnë faktin që po e humbasin “O Ney”-n.

E përditshmja katalanase “Sport” e hap kopertinën e sotme me titullin “Ikën”, ndërsa sipas “Mundo Deportivo”, përpara kemi ditë vendimtare, për të mos thënë orë vendimtare.

-Advertisement-

Ai që i shton edhe më shumë zërat e largimit është fakti që Neymar nuk është rikthyer në Barcelonë pas turit në Shtetet e Bashkuara, së bashku me shokët e tjerë të skuadrës, por aktualisht ndodhet në Kinë, më saktë në Shanghai, për një seri takimesh tregtare. Prej aty, sipas “Mundo”-s, Neymar do të niset të martën për në Doha, ku do të kryejë vizitat mjekësore me Paris SG.

Ndërkohë, babai i tij, që ka një rol të rëndësishëm në transferimin e lojtarit, ka zbarkuar në Barcelonë. Ai ka udhëtuar me një njëjtin avion me zëvendëspresidentin e Barçës, Manel Arroyo, e gjithashtu edhe me ish-kapitenin Carles Puyol. Edhe pse i pyetur nga reporterët, ai nuk ka dashur të japë deklarata.

Por kush dhe si do të paguhet klauzola e prishjes së kontratës së Neymar me Barcelonën? Sipas shtypit francez, PSG duket se ka gjetur mënyrën për të shmangur rregullin e “Fair Play”-t financiar.

Është pikërisht kompania “Qatar Sports Investment” që do t’i paguajë lojtarit 300 milionë euro si figura qendrore e Botërorit të vitit 2022. Në këtë mënyrë, do të jetë vet lojtari që do të paguajë klauzolën e prishjes së kontratës kundrejt Barcelonës, duke u liruar nga ajo për të firmosur më pas me francezët si të ishte me kosto zero.

Edhe “Qatar Sports Investment” ka për president Nasser Al-Khelaifin, numrin një të Parisit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera