Inter ka afruar edhe futbollistin e tretë në këtë merkato verore, i cili është mesfushori uruguajan, Matias vecino. 25 vjeçari është aktivizuar me Fiorentinën, që nga viti 2013, por këtë sezon ka zgjedhur t’i bashkohet zikaltërve, ashtu si edhe kapiteni i vjollcëve, Borja valero. Zikaltrit dhe uruguajani kanë arritur marrëveshjen ëpr një kontratë katër vjeçare, me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, ndërsa Fiorentina do të përfitojë 25 milionë euro, aq sa ishte parashikuar në klauzolën e largimit. Drejtuesit e Interit kanë rezervuar për ditën e martë, vizitat e mesfushorit dhe nëse çdo gjë kalon me sukses, Vecino bëhet zyrtarisht zikaltër. 25 vjeçari duket se do të jetë mesfushori i fundit që i bashkohet zikaltërve në këtë merkato, pas dështimit për të afruar Nainggolan dhe Arturo Vidal. Mbrojtja dhe sulmi, janë repartet ku drejtuesit e Interit pritet të afrojnë të tjerë futbollistë, ndërsa po këtë javë mund të zyrtarizohet edhe mbrojtësi brazilian Dalbert, ndërsa po negociohet edhe me Lazion, për sulmuesin Keita Balde. Sa i përket merkatos në dalje, zikaltrit janë ende në pritje të akordit me Manchester United, për transferimin e Perisiç, çka do t’i hapte rrugën afrimit të një tjetër sulmuesi krahu. Për Candrevan ka një interes real nga Chelsea, ndërsa Ranochia, Santon, Nagatomo, Medel, Jovetiç, Brozoviç, Murillo, Biabiany dhe Gabriel Barbosa, janë me valixhet gati, n pritje për t’u njohur me destinacionin e tyre të ardhshëm.
Autori: Gazeta inFokus
09:02 | 29 July 2017
Inter ka afruar edhe futbollistin e tretë në këtë merkato verore, i cili është mesfushori uruguajan, Matias vecino.
25 vjeçari është aktivizuar me Fiorentinën, që nga viti 2013, por këtë sezon ka zgjedhur t’i bashkohet zikaltërve, ashtu si edhe kapiteni i vjollcëve, Borja valero.
Zikaltrit dhe uruguajani kanë arritur marrëveshjen ëpr një kontratë katër vjeçare, me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon, ndërsa Fiorentina do të përfitojë 25 milionë euro, aq sa ishte parashikuar në klauzolën e largimit.
Drejtuesit e Interit kanë rezervuar për ditën e martë, vizitat e mesfushorit dhe nëse çdo gjë kalon me sukses, Vecino bëhet zyrtarisht zikaltër.
25 vjeçari duket se do të jetë mesfushori i fundit që i bashkohet zikaltërve në këtë merkato, pas dështimit për të afruar Nainggolan dhe Arturo Vidal.
Mbrojtja dhe sulmi, janë repartet ku drejtuesit e Interit pritet të afrojnë të tjerë futbollistë, ndërsa po këtë javë mund të zyrtarizohet edhe mbrojtësi brazilian Dalbert, ndërsa po negociohet edhe me Lazion, për sulmuesin Keita Balde.
Sa i përket merkatos në dalje, zikaltrit janë ende në pritje të akordit me Manchester United, për transferimin e Perisiç, çka do t’i hapte rrugën afrimit të një tjetër sulmuesi krahu.
Për Candrevan ka një interes real nga Chelsea, ndërsa Ranochia, Santon, Nagatomo, Medel, Jovetiç, Brozoviç, Murillo, Biabiany dhe Gabriel Barbosa, janë me valixhet gati, n pritje për t’u njohur me destinacionin e tyre të ardhshëm.

T� tjera
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
-
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimi...
-
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbaj...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë – Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre ka...
-
Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj
Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo p...
-
Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lotë: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia
Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më...
-
Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshat...
-
Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026
ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall Qendra Tregta...
-
“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes s...
-
Jeton Sylaj sillet në Gjykatë – injoron pyetjet e gazetarëve që e pyesin nëse vɾa*sja e Arlindës ishte e planifikuar
Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sy...
-
Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqipt...
-
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekajt, ka dalë para gjyka...































