Lajme

Skeptikët e PAN-it do të marrin përgjigje më 3 gusht

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 28 July 2017

Ish-shefja e grupit parlamentar e Nismës, aktualisht anëtare e kryesisë së kësaj partie, Valdete Bajrami, ka bërë me dije se koalicioni PDK-AAK-Nisma më 3 gusht do t’i formojë institucionet e reja.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Bajrami ka theksuar se në Qeverinë Haradinaj do të ketë individë të cilët tashmë janë të dëshmuar në projekte madhore që kanë bërë për Kosovën dhe për qytetarët e saj.

Ajo ka theksuar se të gjithë ata që ishin skeptikë për PAN-in, përgjigjen do ta marrin më 3 gusht.

-Advertisement-

Në këtë intervistë Bajrami ka folur edhe për pamundësinë për t’u bërë deputete e legjislaturës së gjashtë. Ajo ka thënë se për këtë kanë ndikuar shumë faktorë.

Bajrami nuk e ka përjashtuar mundësinë të jetë pjesë e Qeverisë së re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera