Lajme

​Bajrami: Një JO e madhe për Kadri Veselin

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 27 July 2017

Deputetja e zgjedhur nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk do ta votojnë kryetarin e Kuvendit nëse ai është Kadri Veseli.

Sipas Bajramit kjo është pasi që Veseli ka lejuar trazirat që kanë ndodhur në legjislaturën e kaluar.

Madje ajo tha se seanca e 3 gushtit lë të dyshojë që PAN-i nuk i ka numrat.

-Advertisement-

“Jemi mbledhur me kryetarin e partisë, te gjithë kemi qenë njëzëri dhe nuk kemi vota as për kryeministrin e PAN-it e as për Kadri Veselin.

Besoj që kandidati duhet t’i plotësojë kushtet që ta votojmë. Të tjerët do të diskutohet ndërsa JO e madhe është për Veselin”, tha deputetja Bajrami.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera