Lajme

Deputeti i quan këlysh kritikuesit e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 27 July 2017

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka pasur telashe me disa komentues tek faqja e tij zyrtare në Facebook. Ai ka reaguar ndaj disa kritikuesve të tij, madje duke i quajtur edhe këlysh

Komentet kanë ardhur pasi deputeti Tahiri ka postuar një fotografi me mbishkrimin që tregon se ai është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës për legjislaturën e VI.

Labinot Tahiri është përfolur ditëve të fundit si deputeti që do ta votojë ‘Qeverinë Haradinaj.

-Advertisement-

Njerëzit të cilët kanë komentuar në forma të ndryshme në postimin e deputetit Tahiri, kanë bërë që ai të reagojë, por duke mos kursyer edhe fjalën ‘këlysh’.

Postimi i plotë:

Ngoni disaa klysh cka po ju them, mos shkruani komente me fyrje se ka gra e vajza ketu, se dhe unë di su ju me fy edhe me extremisht au kuptum.

Jeni te vegjel para Zotit sa dhe vet unë qe jam i vogel ne krahasim se cfar obligime kemi para kombit e shtetit.

Ju nuk me msuat që të punoj me Cigare si i vogel, nuk me mesuat te kendoj, nuk me mesuat te jem Humanitarë, nuk me mesuat te sakrifikoj veten e te gjitha për tu futur aty ku mirren vendimet e mdhaja pêr juveeee a u kuptuan, por vendosa vet sepse me dhem ta shoh vendin mrapaaaaaa se e kam shetit Boten.

Po nuk quditem me disa njerez, sepse edhe femijet kur i sherojshim prej Leokimise prap shanin e flisnin.

Keshtu jemi ne disa!!!!

Na jem disa qe e shajm edhe Adem Jasharin, Rugoven, Skender beun, Isa Boletinin, ka disa qe e shajne Uçk-në madje edhe bejnë hajgare me Lapidarët e luftetarëve!!!

Pra mos me tregoni ju se çka bej unë. Unë nuk e pyes askend sa i perket Kombit as nanën e as Baben.

Hajt……..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera