Rozë

​Vdes prezantuesja e njohur, i bie palma sipër ndërsa ecte në rrugë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 26 July 2017

Një prezantuese e famshme e televizioneve në Indi ka vdekur pasi një palmë, që është rrëzuar, i ka rënë sipër. Kanchan Nath po kthehej në shtëpi ndërsa kishte bërë një leksion joga në Chembur, Mumbai, kur ndodhi aksidenti tragjik.

Pamjet e filmuara nga kamerat e një dyqani aty pranë, tregojnë 58 vjeçaren duke ecur në rrugë dhe papritmas pema, rreth 8 metra, i bie sipër duke e hedhur në tokë. Kjo goditje e rëndë që mori e la me shumë dëmtime dhe fraktura. Njerëzit nxituan për ta ndihmuar duke hequr pemën nga turpi i saj. Menjëherë prezantuesja u dërgua në spital por nuk arriti dot që të mbijetonte dhe vdiq po atë mëngjes nga lëndimet ne tru.

Burri i Kanchan  ka fajësuar Korporatën Komunale Brihanmumbai (BMC), organ civil që qeveris Mumbai, për akseidentin. Ai tha se zyrtarët kanë qenë të informuar se pema mund të binte nga momenti në moment por kishin refuzuar kërkesën për ta prerë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera