Isa Mustafa e avancon në pozitë të lartë në BERZH vëllaun e këshilltarit të tij (DOKUMENT)
Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 25 July 2017
Kryeministri në largim Isa Mustafa derisa po i numëron ditët e fundit në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës po vazhdon të ‘rehatojë’ familjarë të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë në pozita kyçe të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare.
Ditë më parë Mustafa ka emëruar Berat Havollin këshilltar të Konstituencës së Republikës së Kosovës në Bordin e Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH).
Përndryshem Berat Havolli është vëlla i Sokol Havollit, shefit të kabinetit dhe këshilltarit politik të kryeministrit në largim, Isa Mustafa, shkruan portali ‘Infokusi.com’.
Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 17 korrik 2017, Havolli do të ketë mandat katër vjeçar dhe është i ngarkuar nga ekzekutivi i vendit që t’i mbikqyrë zbatimin e projekteve të Republikës së Kosovës me BERZH, raporton ‘Infokusi.com’.
Përndryshe, përpos Sokol Havollit që e ka bashkëpunëtorë të ngushtë, kryeministri Isa Mustafa me prindin e Berat Havollit, Ymer Havollin, i cili është kryetar i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, janë bashkëaksionar në Institutin ‘ Riinvest’.
Në formularët e deklarimit të pasurisë, Ymer Havolli, ka deklaruar se në ‘Riinvest’ i ka 3.2% të aksioneve, derisa Mustafa i ka 6.40 për qind të aksioneve.
Përndryshe, gjat mandatit të tij gati tre vjeçar në krye të Qeverisë, kryeministri Isa Mustafa është akuzuar se po i çon në pozita të rëndësishme shtetëtore ish-bashkëpunëtorët e tij nga Instituti ‘Riinvest’. /Infokusi.com/
Të tjera
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka...
-
Në janar do të hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
Nga qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se në janar 2025 do të hapet te...
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...