Lajme

Skandaloze: Gjykata ulë dënimin për pjesëtar të ISIS-it, me gjithë këto dëshmi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 24 July 2017

Mëngjesin e 11 korrikut të vitit 2015, Policia e Kosovës kishte arrestuar fillimisht tre persona te liqeni i Badovcit, e më pas edhe dy tjerë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit po përgatisnin vepra terroriste në emër të fesë.

Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi, u gjykuan nga Gjykata Themelore në Prishtinë ku fillimisht morën dënimin në total prej 49 vjet, por Gjykata Supreme pastaj rastin e ktheu në rigjykim.

Supremja nuk ishte pajtuar me cilësimin juridik fillestar.

-Advertisement-

Ndërsa pas rigjykimit, dënimi u ul dukshëm për 31 vjet dhe grupi tani do të vuaj vetëm 18 vjet burg për veprën e kryer.

Gjykata pavarësisht dëshmive të shumta të siguruara nga policia dhe prokuroria, ajo e zbriti dukshëm dënimin e dhënë fillimisht në rastin e njohur si “Badovci”.

Indeksonline ka siguruar provat e gjetura nga organet e hetuesisë përkitazi me rastin dhe si të tilla i publikon bashkë me një pjesë të aktakuzës së ngritur nga prokuroria e rastit, Drita Hajdari.

Një vit pas arrestimit të grupit, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dhënë verdiktin për pesë të akuzuarit në fjalë të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste.

Sipas vendimit të gjykatës, Besnik Latifi ishte dënuar me 13 vjet burg, Gazmend Haliti me 12, Milazim Haxhiaj me 10 vjet e 3 muaj, Fehmi Musa me 4 vjet dhe Enis Latifi me 10 vjet burg.

Prokurorja e rastit Drita Hajdari kishte deklaruar se qëndron pranë aktakuzës së ngritur dhe se është e bindur se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilat ata akuzohen, prandaj kishte kërkuar dënimin e tyre.

Aktakuza të cilën të plotë e ka siguruar Indeksonline tregon se pesë të akuzuarit në korrik të vitit 2015 kishin shkuar te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.

Grupi, sipas Prokurorisë, ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës.

Ndërkohë, çuditërisht merret vendim për ulje të dënimit në kohën kur SHBA-të në vazhdimësi kanë paralajmëruar Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi për rrezikon qe i kanoset vendit tonë nga terrorizmi.

Por dhjetë muaj më vonë gjërat ndryshuan pasi Gjykata Supreme vendosi që ky rast të kthehet në rigjykim. Pas mbajtjes së disa seancave, trupi gjykues uli dënimin për 31 vjet për pesë të akuzuarit. Besnik Latifi këtë herë u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj dhe Enis Latfi me nga 3 vjet e 6 muaj burgim dhe Fehmi Musa me 3 vjet burgim për ndihmë në kryerje të veprës penale. Prokurorja e rastit Drita Hajdari sikur ta dinte që këtë herë do të vendoset ndryshe nga hera e parë, andaj ka munguar në seancën ku është shpallur aktgjykimi.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera