Krenar Çoçaj dënohet me 6 muaj burg,’përçahet’ marrëdhënia e motrave Vjollca
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 22 July 2017
Dënimi i Krenar Çoçajt me gjashtë muaj burg dhe përfshirja e Getoar Selimit në këtë çështje në pozicionin e dëshmitarit, që rrëfeu rrahjen e Ledri Vulës, duket se ka krisur paksa marrëdhënien e dy motrave dhe baxhanakëve nga Kosova.
Si fillim, u krijua hendeku midis dy kunetërve, por pa dyshim që nuk mbeten jashtë as Marina dhe Luana Vjollca. Portalet kanë nisur me shkrimet se situata mes dy kunetërve nuk është aspak miqësore, situatë që ka ndikuar te marrëdhënia në çift e Getoarit me Marinën. Sipas mediave të Kosovës, çiftet madje nuk flasin me njëri-tjetrin, pasi kjo ka ndikuar në marrëdhënien shumë të ngushtë të motrave vetëm me një vit diferencë njëra nga tjetra.
Para kësaj situate, vetë reperi ka shprehur mbështetjen e tij për kunatën, pasi ajo publikoi klipin “Benzina”. Nuk vonoi shumë dhe Luana ia ktheu Getoarit me një zemër, duke dëshmuar kështu se marrëdhënia mes tyre ishte e pathyeshme.
MARINA DHE LUANA MARRIN STATUSIN “GRUA” ENDE PA U MARTUAR
Ishte i pari Getoari, i cili për të shprehur hapur ekskluzivitetin tek e dashura e tij, Marina Vjollca, çdo foto e postonte me mbishkrimin “My wife” (gruaja ime). Kështu, moderatorja e “Procesi Sportiv” mori statusin “grua” ende pa u ngjitur në altar dhe pa bërë betimin e vendosjes së kurorës. Edhe pse u fol se ata kanë vendosur të martohen këtë verë, nuk kemi ende asnjë datë zyrtare nga çifti, të cilët kanë vendosur të jenë shumë diskretë me mediat. Por gjithsesi në sfilatën e Alketa Vejsiut, ku Marina veshi fustanin e nusërisë për punë, Getoari e dha një sinjal me statusin “mezi po pres të të shoh të veshur nuse”.
Veç të tjerash, Marinën e pamë në një tavolinë me vëllain dhe prindërit e Getoarit, të cilët e kanë pranuar si nusen e djalit. Nga ana tjetër, edhe Luana ka marrë statusin “gruaja ime” nga i dashuri Krenar Çoçaj. Përveç festave familjare të tij, miq të tyre të afërt flasin se Krenari kudo e prezanton Luanën si grua. Dy vajzat e njohura të Tiranës, me sa duket po bëjnë plane të afërta që të ndryshojnë statuset edhe ligjërisht me djemtë më të përfolur dhe nga më të pëlqyerit e Kosovës.
LARGIMI I MOTRAVE VJOLLCA NGA “TOP”, MARINA DO TË SHFAQET NË “TV KLAN”, NDËRSA LUANA ENDE E PAPUNË
Ndërkohë duket se ky vit do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha edhe sa i takon jetës së tyre profesionale. Marina Vjollca duket se do t’i thotë “lamtumirë” televizionit “Top Channel”, pasi ka hyrë në bisedime me “Tv Klan”. Ky televizion ka dashur ta ketë pjesë të logos së tij që një vit më parë bionden seksi, por për shkak të kontratës me “Top Channel”, Marina ka qëndruar në televizionin ku edhe është shfaqur për herë të parë. Formati televiziv që ajo do të drejtojë nuk bëhet ende publik, por me siguri sezoni i ardhshëm do të rezervojë surpriza për të.
Marina Vjollca e nisi karrierën si velinë e “Fiks Fare”, më pas ka drejtuar programe, si: “Top Select”, “Procesi Sportiv”, “Top Fest”, “Summer Fest” etj. Po si ndodhi që Marina vendosi largimin nga “Top Channel”? Është diskutuar edhe më parë në media fakti se Marina Vjollca nuk do të jetë më pjesë e “Top Medias”, sepse pas lidhjes me reperin Getoar Selimi jeta e saj mori një tjetër drejtim.
Megjithatë Marina u shfaq edhe sezonin që sapo mbaroi në programin “Procesi Sportiv”, që transmetohej në “Top Channel”, të dielave ose të hënave në darkë. Sipas burimeve të brendshme, Marina ka vendosur të dorëhiqet sepse dëshironte që të kishte një program të vetin pa qenë kështu pjesë plotësuese duke bërë bashkë-prezantuesen me një tjetër person siç ka ndodhur në “Procesi Sportiv”, krah Edi Manushit.
Të njëjtat burime tregojnë se nëse Marinës nuk do t’i jepej mundë- sia të kishte një program të sajin atëherë ajo do të largohej nga ekrani i “Top Channel”, duke qenë se ka pasur edhe oferta të tjera shumë të mira nga televizione të tjera. Ky lajm vjen fill pas atij të largimit të Luana Vjollcës nga ky televizion, si pasojë e mbylljes së programit “Pa Limit”. Nuk dihet ende se ku do të shfaqet Luana pasi tani konsiderohet “e papunë”, dhe që programi humoristik “Pa Limit” që transmetohej në “Top Channel” çdo të hënë nuk do të ketë një sezon të dytë. Sa për protagonistët e këtij programi, ata do t’i bashkohen kastit të aktorëve të “Portokallisë”.
“Pa Limit” ishte një rubrikë brenda emisionit “E diell”, por më pas u pa e arsyeshme që të dilte emisioni më vete. Spektakli i humorit në fakt nuk pati aq sukses sa pritej, prandaj nuk do të transmetohet në sezonin e ardhshëm në “Top Channel”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...
-
Thẹrja në Ferizaj, arrestohen dy të rinj
Dy të rinj të moshës 21-vjeçare janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Feriz...
-
Prishtina, e 25-ta në botë për ndotje të ajrit
Këtë të shtunë, Prishtina po renditet e 25-ta në botë për ndotje të ajrit. ...
-
Xhafer Gashi pas tubimit në Dobrajë: Ky takim dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur për ndryshimin e drejtë
Kandidati për deputet me numrin 11 nga Lidhja Demokratike e Kosovës Xhafer Ga...
-
Imri Ahmeti: Salla ishte e vogël për rugovistët që ishin sonte prezent për të jehuar fuqishëm për ndryshimin e domosdoshëm
Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet me numrin 7 nga radh...
-
Thẹret me thịkë një 23-vjeçar në Ferizaj
Një 23-vjeçar është therur mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj. Rastin e kon...
-
Rrezarta Krasniqi: Në Shtime u ndje fuqishëm energjia e ndryshimit
Shtimja ka qenë qyteti që ka mirëpritur ditën e sotme Lidhjen Demokratike të ...
-
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim edhe m...
-
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
Qasje e re dhe më e barabartë po pritet nga diplomati danez, Peter Sorensen –...
-
“3 muj ditë nuk kom flejt”- Rrëqeth Jeta Rafuna, pasi tregon momentin më të vështirë që ka kaluar
Emisioni “Zgjohu”, prodhim i Gazetës Infokus, sot është rikthyer fuqishëm me ...
-
Trump shkarkoi 17 inspektorë të përgjithshëm të pavarur në agjencitë federale
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump shkarkoi 17 mbikëqyrës të pavarur në a...