MASHT, mbi 150 mijë euro të hyra vjetore nga testi i maturës! (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 22 July 2017
Mbi 150 mijë euro janë të hyrat vjetore nga testi i maturës në Kosovë, i cili mbahet pothuajse gjithmonë në muajin maj të vitit përkatës. Derisa pagesa prej 5 euro për çdo maturantë konsiderohet e arsyeshme, kërkohet që nxënësit të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë të lirohen nga ky obligim.
Testit të maturës në Kosovë, çdo vit i nënshtrohen rreth 30 mijë maturantë, të cilët për të pasur të drejtën që t’i nënshtrohen këtij vlerësimi, obligohen që fillimisht të kryejnë pagesën prej 5 euro.
Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, ka thënë për KosovaPress se krahasuar me shpenzimet që ka mbajtja e provimit të maturës, shuma që obligohet për nxënësit mbetet simbolike por me peshë të madhe. Ndërsa për këtë ai rendit disa arsye.
Me mjetet e grumbulluara nga provimi i maturës, Kadriu tha se paguhen edhe administratorët e testit që një gjë të tillë nuk e kanë të obliguar me kontratë të punës. Ndërsa theksoi se pagesa për punën e një administruesi për atë ditë është deri në 30 euro.
Se provimi i maturës është një proces kompleks, udhëheqësi i Divizionit për Monitorim, Mustafë Kadriu, tha se si i tillë është edhe shumë i kushtueshëm. Sipas tij, lënda e parë për këtë aktivitet është ajo që kushton shumë.
Në qoftë se marrim një krahasim me vendet e Ballkanit, sipas Kadriut, Kosova ka shumën minimale pasi që siç tha ai, janë marrë parasysh rrethanat dhe kushtet e përgjithshme në vend.Sipas tij, Shqipëria në maturën e vitit 2017, ka paguar diku 15-16 euro, ndërsa në Turqi është kapur vlera prej 40 euro.
Sa i përket rasteve të ankesave lidhur me çmimin e përcaktuar në Kosovë, ai theksoi se nuk kanë pasur asnjë ankesë, as prej prindërve dhe as prej nxënësve.
Madje lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, konsideron se pagesa është e arsyeshme ndërsa thotë se kategoritë e nxënësve që nuk kanë mundësi të paguajnë duhet të lirohem nga ky obligim financiar.
Ndryshe, matura shtetërore ka filluar të realizohet qysh prej vitit 2005 në disa drejtime të gjimnazit, ndërkaq prej vitit 2006 ka filluar të aplikohet në të gjitha shkollat. Testi i maturës organizohet në dy pjesë, ndërsa nxënësit në momentin që bëjnë pagesën fitojnë të drejtën për t’iu nënshtruar të dy pjesëve./KosovaPress/

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
































