Auto&Tech

Honda të kthejë prapa 2.1 milionë Accord shkaku i problemeve me motorin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 19 July 2017

Sapo është bërë e ditur se vitin që vjen do të lansohet Accord i ri, por menjëherë ka pësuar një lajm i keq për modelet që janë në treg.

Të gjitha makinat që kanë dalë nga kjo linjë e prodhimit, gjatë vitit 2013 – 2016 të dërgohen për kontroll, sepse kanë probleme me motorin, transmeton Telegrafi.

Deri më tani ka pasur disa raste, kur kjo pjesë është përfshirë nga flakët, por nuk ka lënë pasoja të mëdha veturës.

-Advertisement-

Nga frika se mund të ndodhë ndonjë fatkeqësi, kërkohet që të gjitha Accord të kthehen prapa dhe pronarët do të kompensohet.

“Është një problem i izoluar, që ka të bëjë me bateritë dhe mbështjellësin e dobët. Në kontakt me ujin, mund të ketë ndezje dhe gjërat të komplikohen”, thuhet në raportin e lëshuar.

Prodhuesi japonez kërkon të mos bëhen intervenime  në motor, por të dërgohen në pikën më të afërt të Honda ku bëhet zëvendësimi tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera