Bashkatdhetarë, ja ku mund të aplikoni për të votuar në zgjedhjet lokale të tetorit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 18 July 2017
Periudha e aplikimit për regjistrim për votuesit jashtë Kosovës fillon më 16 korrik 2017 dhe përfundon më 23 gusht 2017.
Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale në Kosovë, që do të mbahen më 22 tetor 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë është i obliguar t‘u mundësojë votimin përmes postës të gjithë qytetarëve që janë shtetas kosovarë, por që jetojnë jashtë vendit dhe qytetarëve që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, por që në bazë të Ligjit për shtetësi kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës, e që kanë të drejtë për të votuar. Por, para periudhës së votimit, qytetarët së pari duhet të aplikojnë për t’u regjistruar, shkruan albinfo.ch.
Periudha e aplikimit për regjistrim për votuesit jashtë Kosovës fillon më 16 korrik 2017 dhe përfundon më 23 gusht 2017.
Me qëllim të informimit sa më të saktë të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për të drejtën e votës, gjegjësisht për pajisjen me formularë për regjistrim, KQZ-ja gjithashtu materiale për regjistrim u dërgon edhe pikave shpërndarëse, si ambasadave dhe konsullatave të Kosovës dhe personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat kanë shtrirje në diasporë, përmes pikave të tyre kontaktuese.
“Roli i pikave shpërndarëse në procesin zgjedhor ka të bëjë me informimin e qytetarëve të interesuar për pjesëmarrje në votim për zgjedhjet lokale të datës 22 tetor 2017 dhe do të shërbejnë si mundësi apo adresë, ku qytetarët e interesuar mund të pajisen me formularët për aplikim dhe të marrin informata për kohën dhe mënyrën e aplikimit dhe për mënyrën e dorëzimit të pakove me aplikacione në adresën e KQZ-së”, thuhet në njoftim të KQZ-së.
Për informata të detajuara klikoni dokumentet e bashkangjitura:
1. Kriteret juridike për të drejtën e votës,
2. Formularin e Aplikimit për Regjistrim I dhe
3. Formularin e Aplikimit për Regjistrim II.Ju njoftojmë që qytetarët mund të marrin aplikacionet për regjistrim dhe informata të tjera edhe në ueb faqen e KQZ-së, në linkun: http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-permes-postes
Të tjera
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...