Sport

⚽ Shtypi katalanas, Neymar planifikon largimin për shkak të Messi-t

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 17 July 2017

Ylli i Barcelona-s, Neymar, është i pakënaqur dhe po mendon të largohet nga “Cam Nou”. Braziliani mund të bëhet protagonisti i merkatos së verës, teksa dy skuadrat e interesuara për të siguruar shërbimet e tij janë Manchester United ose Real Madrid.

Ky do të jetë sezoni i pestë për Neymar te Barcelona, me brazilianin që ka fituar çdo trofe të mundshëm që nga momeni i transferimit në 2013-ën. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botën e futbollit dhe, për rrjedhojë, klubet më të mëdha të Europës janë gati të bëjnë gjithçka për ta marrë. Problemi i vetëm është se, pavarësisht talentit të tij, ai vazhdon të jetë në hijen e Leo Messi-t, i cili mbetet simboli i Barcelona-s.

Dhe vendimi për të rinovuar me yllin argjentinas tregon se kjo situatë nuk do të ndryshojë në vitet e ardhshme. Për këtë arsye, zërat në lidhje me një largim të Neymar janë shtuar. E përditshmja katalanase “Sport”, ka shkuar se 25-vjeçari nuk ndihet aspak mirë te Barça dhe stafi i tij po e këshillon që të transferohet te një ekip tjetër për t’u larguar nga hija e Messi-t dhe të krijojë një reputacion larg argjentinasit. Siç thamë, United, Real Madrid, por edhe Paris Saint-Germain, do të ishin gati të viheshin në lëvizje për ta marrë në ekip.

-Advertisement-

“Djajtë e Kuq” janë akoma në kërkim të një emri të madh dhe pavarësisht 80 milionë eurove të shpenzuara për Romelu Lukaku, sulmuesi belg nuk mund ka arritur akoma statusin e Messi, Neymar, Ibrahimovic apo Cristiano Ronaldo. Ndërkohë, për Real Madrid nuk do të ishte asgjë më të bukur se t’ia merrte brazilianin rivalëve të përjetshëm, 16 vite pasi bënë të njëjtën gjë me Luis Figo. Ka zëra që thonë se Neymar po dëgjon çdo ofertë dhe se skuadra e tij aktuale është e shqetësuar nga ideja se ai mund të vendosë të largohet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera