⚽ Trajneri i Schalkes e dënon Donis Avdijajn
Autori: Gazeta inFokus
14:57 | 17 July 2017
Askush nuk ka dyshime që Donis Avdijaj është një futbollist shumë i talentuar. Por shpeshherë, talenti i djaloshit 20-vjeçar kalon në plan të dytë falë sjelljes së tij e cila edhe në të kaluarën i ka krijuar probleme në klubin e Schalkes.
Klubi gjerman zhvilloi dje një ndeshje miqësore kundër Paderborn, në të cilën u aktivizuan thuajse të gjithë futbollistët,. Vetëm Avdijaj u urdhërua që të dilte në nxemje pas një ore lojë, por nuk zbriti për asnjë minutë në fushë, duke vazhduar të stërvitej pa u ndalur.
Trajneri i ri i Shalkes, Domeniko Tedesko, la të kuptohej se kishte një arsye për këtë vendim.
“Ne nuk i lajmë rrobat e palara në publik. Futbollisti nuk luajti dhe ai e di pse nuk luajti”, tha trajneri 31-vjeçar.
Më pas, drejtori sportiv i Schalkes, Kristian Haidel, sqaroi se vendimi ishte marrë për shkaqe disiplinore.
“Nëse dikush vjen me vonesë, ai nuk luan. Këta janë profesionistë dhe kur caktohet një orar, të gjithë duhet të jenë aty. Këtë sezon, ai nuk do të jetë me vonesë”, tha drejtuesi.
Gjithçka duket se për momentin ka kaluar me një tërheqje vëmendjeje dhe këtë dënim të lehtë, pasi Avdijaj i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës për turneun në Azi, siç ka bërë të ditur vetë me një postim në rrjetet sociale sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës para nisjes së skuadrës gjatë ditës së sotme.

T� tjera
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
































