Kushtetuesja anulon përzgjedhjen e Hasan Shalës në krye të Apelit
Autori: Gazeta inFokus
12:14 | 17 Korrik 2017
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për zgjedhjen e Hasan Shalës në krye të Gjykatës së Apelit.
Kushtetuesja ka gjetur se Këshilli Gjyqësor ka shkelur disa nene të Kushtetutës së Kosovës kur ka vendosur që për kryetar të Apelit të votoi Hasan Shalën.
Është shkelur neni 24 për barazisë para ligjit, neni 31 i cili përcakton të drejtat për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, si dhe neni 108 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.Vendimi i Kushtetueses është bërë bazuar në kërkesën e gjyqtares Tonka Berisha si njëra nga kandidatet për të udhëhequr me Gjykatën e Apelit,
Kësisoj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka anuluar vendimin e KGjK-së dhe njëkohësisht e ka obliguar që të mbajë proces të ri të votimit për përzgjedhje të kandidatit për pozitën e Kryetarit të Apelit.Më 28 tetor 2016 KGjK kishte nxjerrë vendim për shpalljen e pozitës së lirë për kryetar të Apelit.
Lidhur me këtë pozitë më 19 dhjetor 2016 Komisioni i KGjK-së intervistoi kandidatët duke e renditur Tonka Berisha në pozitën e parë me 100 pikë. Pas saj ishte renditur Hasan Shala me 84 pikë dhe Xhevdet Abazi me 77 pikë.
Përkundër që ishte poentuar më së shumti, Berisha nuk i kishte marrë votat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për t’u zgjedhur në krye të Apelit. Në procesin e votimit të mbajtur në KGjK, Berisha mori 2 vota për, 1 kundër dhe 6 abstenime.Në votim hyri kandidati i dytë Hasan Shala i cili morri 7 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim duke u zgjedhur si kryetar i Gjykatës së Apelit.
Gjykata Kushtetuese vendim të ngjashëm morri edhe lidhur me pozitën e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës ku riktheu në fillim procedurës pas ankesës së gjyqtares Valdete Daka. /Kallxo.com/

T� tjera
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...































