Lajme

‘Asnjë deputet i LAA s’do ta mbështesë kandidaturën e Haradinajt’

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 14 July 2017

Përfaqësuesit e të tria subjekteve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa (LAA) janë shprehur kategorikisht të bindur se nuk ka asnjë deputet nga ta që do të bashkëpunojë me PAN-in.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk s’ka asnjë mundësi që ndonjë deputet i LDK-së të dalë nga Grupi Parlamentar dhe të votojë në dobi të PAN-it.

“Nuk ka mundësi të ndodhë ajo që dikush prej 29 deputetëve të koalicionit të LDK-së të dalë nga Grupi Parlamentar”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

-Advertisement-

Edhe deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, ka bërë të ditur se asnjë deputet i koalicionit LAA nuk do ta mbështesë kandidaturën e të nominuarit për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj.

“Sipas njoftimeve më të fundit që i kemi, nuk ka asnjë deputet prej koalicionit tonë që ua përmbushë numrat, e ata që thonë i kanë numrat, le të tregojnë se në çfarë mënyre i kanë bërë ata numra”, ka thënë ai.

Kurse, deklaratat e përfaqësuesve të koalicionit më të madh, se nëse dështon PAN-i vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ai i ka cilësuar si absurde.

“Interpretim absurd. Nëse PAN-i nuk mundet ta formojë Qeverinë, atëherë mandati duhet t’i jepet subjektit të dytë për të tentuar ta formojë Qeverinë”, ka nënvizuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera