Lajme

SHBA dhe Franca të bashkuar në luftën kundër ISIS-it

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 13 July 2017

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump gjatë një konference të mbajtur me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris, theksoi se janë pajtuar për të bashkëpunuar ngushtë në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.

Trump ka thënë se Uashingtoni do të punojë me Francën dhe partnerët e saj në planin për periudhën e pasluftës në Siri dhe Irak, për të forcuar fitoren kundër militantëve të Shtetit Islamik në qytetin e Mosulit.

Ai ka thënë se Uashingtoni dhe Parisi do të punojnë së bashku për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, apo siç i quajti ai “armiqtë e njerëzimit”.

-Advertisement-

Edhe presidenti francez theksoi se janë pajtuar për të vazhduar punën së bashku, për krijimin e një plani për periudhën e pasluftës.

Në lidhje më largimin e SHBA-ve nga Marrëveshja e Puristit për çështjen e klimës, Trump tha se ende ka mundësi për arritjen e një marrëveshje, duke lënë të hapur mundësinë për të biseduar për këtë çështje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera