Lajme

Socialistët serbë të vetëm në zgjedhjet lokale në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 13 July 2017

Partia Socialiste e Serbisë (SPS) ka vendosur që në zgjedhjet lokale të 22 tetorit në Kosovë të hyjnë të vetëm.

“Ne kemi vendosur për të marrë pjesë në mënyrë të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale në të gjitha 10 komunat me shumicë serbe, si dhe në komunat tjera ku jetojnë serbët dhe aty ku Bordi Provincial i SPS ka rrjetin e vet” thuhet në deklaratë

Më tej, në deklaratën e këtij subjekti politik theksohet edhe pakënaqësia që ata kanë  me qëndrimin e partnerëve të koalicionit në nivelin lokal, duke thënë se deri më tani kanë respektuar marrëveshjet e koalicionit dhe kanë maksimumin në fushatat zgjedhore, dhe më vonë kanë hasur në trajtim të padrejtë të parnterëve të koalicionit, raportojnë mediat serbe.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera