Rozë

Qaza e shpëton këngëtaren serbe nga dhunuesi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 11 July 2017

Biznismeni i njohur shqiptar Qazim Osmani njihet si një don zhuan në skenën e estradës serbe. Së fundmi Qaza ka ndihmuar një këngëtare serbe e cila teksa performonte në klubin e tij, ishte sulmuar nga një person i panjohur.

Këngëtaren një burrë i panjohur e ka thirrur te separeja e tij dhe pasi ajo ka refuzuar të shkojë, me dhunë ka tentuar ta puthë para daljes së saj në skenë.

Këngëtaren serbe Goga Sekuliq e ka sulmuar një burrë i ri i panjohur, edhe atë në klubin e Qazim Feliks Osmanit në Poreç, ku ajo ka kënduar të shtunën që shkoi.Sipas “Kuririt” të Beogradit, incidenti ka ndodhur para daljes së saj në  skenë. Me të në ato çaste nuk ka qenë bashkëshorti i saj Urosh Domanoviq.

-Advertisement-

Këtë e ka shfrytëzuar burri të cilin Goga nuk e njeh, ka depërtuar përmes masës së njerëzve, i është afruar këngëtares për t’u njoftuar dhe e ka ftuar që pasi ta kryejë këndimin t’i bashkëngjitet në separenë e tij, transmeton Gazeta Express.

Ajo e ka refuzuar, duke thënë se ka ardhur për të punuar, jo për ndonjë gjë tjetër.

Pas kësaj burri e ka kapur vrazhdë për krahu dhe ka tentuar ta puthë. Ajo i ka rezistuar, pas çka ai e ka shtrënguar më fort.

Sipas fjalëve të një dëshmitari, posa e ka parë se këngëtarja që e ka angazhuar është në rrezik, Qazimi ka vrapuar për ta mbrojtur nga dhunuesi.

“Feliksi në moment u gjend te bina. Mashkullit të dhunshëm ia sqaroi se Goga është grua e martuar dhe iu lut që të sillet me të si me një zonjë. Ai djaloshi kishte pirë ca më shumë dhe s’dinte të sillej. Më vonë mësova se ai me vite është i dashuruar në këngëtaren dhe se për shkak të saj kishte ardhur nga Sllovenia”, thotë burimi i “Kuririt”.

Këngëtarja e ka konfirmuar informatën, duke theksuar se me rëndësi është se gjithçka ka përfunduar mirë.

Edhe Qazimi ka komentuar situatën, duke thënë se Goga është një femër shumë e bukur dhe prandaj të gjithë duan të jenë në shoqëri me të.

“Gjithçka ishte OK. S’ka problem që s’mund të zgjidhet”, ka thënë Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera