Rritet papunësia në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 10 July 2017
Sipas një raporti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tremujorin e parë të 2017, shkalla e papunësisë është 30.5 përqind.
“Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.6 %, krahasuar me meshkujt, 29.3%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 50.5%. Sipas rezultateve të AFP-së, në TM1 2017, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 58.3%, me fokus të veçantë te femrat me 80.2%, krahasuar me meshkujt, 36.9%”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga ASK. Derisa në tre-mujorin e fundit të vitit 2016 papunësia ka qenë 27.5 përqind.
Ndërsa, shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore për tremujorin e parë të këtij viti është 28.9 përqind. Punësimi me i lartë është te meshkujt (44.6%), ndërsa punësimi te femrat është 13.0%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 49.8% të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, prodhimit dhe tregtisë, me 43.8%.
Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se 31.1% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 68.9% kanë kontratë të përkohshme.
Të tjera
-
Hamza në Zvicër: Mërgimtarët janë shtyllë e pamohueshme ekonomike
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri ...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Mehmet Bylykbashi
Ka vdekur ditën e shtunë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet...
-
Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre
Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish...
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...