Lajme

Turqi, 400 km në këmbë për “drejtësinë”

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 10 July 2017

Tre javë më parë, kryetari i partisë më të madhe opozitare turke, asaj Popullore Republikane CHP, Kemal Kilicdaroglu u nis në këmbë nga Ankaraja një marshim prej 400 kilometrash.

E diela shënoi ditën e manifestimit përmbyllës të kësaj nisme në qytetin më të madh të vendit, Stamboll.

Me mijëra vetë iu bashkuan të ashtuquajturit “marshim për drejtësinë”, i nxitur nga burgosja dhe dënimi me 25 vjet heqje lirie i ligjvënësit të CHP-se, Enis Berberoglu, nën pretekstin e nxjerrjes së sekretit.

-Advertisement-

Aty ku përfundoi ecja prej 450 km, nisi tubimi gjigand kundër burgosjeve dhe pushimeve masive nga puna që pasuan grushtin e dështuar të shtetit një vit më parë.

Presidenti Erdoan i akuzon marshuesit si mbështetës të terrorizmit, por më shumë se 50.000 arrestime dhe 140.000 shkarkime ose pezullime nuk harrohen lehtë.

Ndalimi i aktivisteve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve të shquar është dënuar ashpër edhe ndërkombëtarisht. Kiliçdaroglu ka ecur rreth 20 km në dite. Ai thotë se vala e spastrimeve dhe vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e Erdoan përbejnë një “grusht shteti” të dytë.

Të tilla veprime, sipas liderit opozitar,  kanë përhapur në mbare vendin një klimë frike. Ai thotë se vendimi kundër Enis Berberoglu “qe pika që e bëri të derdhet fuçinë”, dhe situata nuk mund të tolerohet më.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera