Kur sfilonte modelja e parë shqiptare që mahniti Turqinë..dhe jashtë bërtisnin “Liri-Demokraci”
Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 08 July 2017
Kjo intervistë, me fotomodelen e parë shqiptare, Ilda Reka, është realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga për gazetën Aleanca, më 8 nëntor 1994. Në atë kohë, bukuroshja Reka sapo ishte klasifikuar në dymbëdhjetëshen e vajzave më të bukura të Evropës.
Jo vetëm e bukur, por edhe e zgjuar, Ilda Reka studionte stomatologji atëherë. “E para stomatologjia, pastaj sfilatat” shprehej Ilda para 23 vjetësh.
Por ajo nuk ndoqi më tej as njërën dhe as tjetrën. Sot Ilda Reka jeton në Ontario të Kanadasë. Pas studimeve të tjera në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, Ilda punon aktualisht si menaxhere në filialin “Guy Carpenter & Company”.
Kur u zhvillua Miss Europa?
Ilda Reka: Më 13 shtator u mblodhën në Stamboll 33 Miss-e të Europës dhe më 30 shtator u zhvillua konkursi, ku vendin e parë e zuri Miss Izraeli.
Një gazetë turke boton fotografi tuajën, duke ju quajtur “Princesha shqiptare, pretendente për titull”. Kaq shumë e pëlqenin Ildën turqit?
Ndenjëm në Turqi 3 javë, që janë të mjaftueshme për të të njohur dhe për t’u afruar. Intervistat, fotografitë tregonin interesimin e tyre ndaj meje
Është e vërtetë se u shpallët Miss Miqësia?
Ishte një konkurs spontan, që ne e organizuam mes vajzash në autobus dhe kurorën e Miss Miqësisë e ndava me shoqen time, Miss Holandën.
Ishin gjuhët që ju ndihmonin në komunikim?
Për të komunikuar dashuri dhe miqësi duhet shpirt, nuk mjafton gjuha. Për shembull, me Miss Hungarinë, që nuk fliste asnjë gjuhë të huaj, merreshim vesh jo keq. Ajo hapte fjalorin dhe më formonte fjali: “Të kam xhan”. Gjithsesi dhe gjuhët kanë rolin e tyre. Unë flas shumë mirë anglisht dhe greqisht e jam në rrugë për të shkuar tek shumë mira me italishten dhe rumanishten.
Si ndihej Miss Shqipëria pranë Miss-eve të tjera?
E barabartë, për të mos thënë më lart. Shumë vajza takimin e parë me Shqipërinë e merrnin prej meje, ndaj unë u mundova ta prezantoj vendin tim siç e meriton. Vajzat e tjera shoqëroheshin nga presidentët e agjencive përkatëse, nga delegatët e Miss-it, nga gazetarët dhe fotoreporterët. Këta bënin pjesë edhe në juri. Unë isha vetëm, por nuk ndihesha vetëm. Kështu u futa dhe në dymbëdhjetëshe.
Ç’është fati për ju?
Fati është njerëzor. Për mua fati është Marjana Eski, që më veshi me atë fustani aq të bukur në “Rreth fatit për 12 javë”. Fati është Vera Grabocka që ka bërë të pamundurën për mua. Madje më treguan se kur erdhi lajmi që Shqipëria u fut në dymbëdhjetëshe, Vera ishte në Dhërmi. La punën dhe thirri fort: “Vajza, fitoi Ilda jonë, ta festojmë”.
Me treguan, se kur i thanë fituesen, Miss Izraelin, një vajzë shumë e këndshme tha: “Çudi, paska ndryshuar koncepti për bukurinë”.
Në ç’raport qëndron për ju bukuria dhe prezantimi i saj?
Ka bukuri të lindur dhe të kultivuar. Është shpirti i bukur që nxjerr në pah bukurinë fizike.
Dritare.net: Studioni në Rumani për stomatologji. Si e trajtojnë atje një Miss shqiptar?
Sjellja e tyre kushtëzohet nga sjellja ime dhe të qenit topmodel, thjesht ju shton interesin.
Mendoni se duke ju parë, pacientët do ndjejnë më pak dhimbje ndërsa heqin dhëmbët?
Them se do ua lehtësoj dhimbjen më tepër me zërin se sa me paraqitjen. Dua të ndikoj në paraqitjen estetike të gojës së të tjerëve.
Ilda i ka përcaktuar tashmë raportet midis punës dhe hobeve?
Patjetër. Për mua punë ngelet stomatologjia, ndërsa hobbi sfilata.
Gjithë Miss-et shqiptare, kurora e Miss-it i bën prezantuese. Po Ildën?
Mua më pëlqen të sfiloj, por nëse do më kërkonin të bëja prezantuesen do më pëlqente ta provoja veten, pastaj të përgjigjesha. Gjithsesi po të kisha partner Adi Krastën, prezantuesen do e bëja me shumë dëshirë.
Është e lehtë karriera e një vajze në Shqipëri?
Në Shqipëri karriera ka qenë shumë e vështirë. Nuk them se tani është fare e lehtë, por sidoqoftë është më konkrete.
Kur keni sfiluar për herë të parë?
Kur isha në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Në katin e dytë të shkollës organizohej parada e modës, në katin e parë, një grup djemsh thërrisnin: “Liri demokraci” dhe grumbulloheshin për të shkuar në miting tek sheshi.
Shqipëria nuk e mori dot as kësaj radhe çmimin e madh të bukurisë në Europë. Mendon se çmimin për Miss, apo mister mitingun do ia dalim më mirë?
Nuk di ç’të them për mitingjet. Mund të them se një karrierë konkrete ka shpërblime dhe arritje konkrete. Shqipërinë në botë mund ta përfaqësojë kushdo, një politikan, një shkrimtar, një topmodel, të gjithë në mënyrën e vet, por denjësisht. Ja vlen ta prezantosh vendin tënd me gjëra të bukura. Nëse mitingjet konceptohen si të tilla, le të prezantojnë dhe ato Shqipërinë./Dritare.net
Të tjera
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...
-
Musliu: Aqareva dhe PDK-ja sot janë një, është koha që të votojmë për ata që e duan dhe e vlerësojnë zhvillimin e vendit tonë
Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu sot ka qenë në ta...
-
“Temperaturat pritet të bien goxha si shumë”, parashikimi i motit për këtë javë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëroi se “temperaturat pritet të bien goxha ...
-
Votimi me postë, Ambasada e Kosovës në ShBA publikon udhëzuesin me hapat që duhet ndjekur për ta dërguar fletëvotimin
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzuesin...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret nisjen e fushatës zgjedhore në Kosovë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpitur hapjen e...
-
KQZ e akrediton grupin e parë të vëzhguesve të partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka akredituar grupin e parë të vëzhguesve të...
-
Hamza viziton Kooperativën Bujqësore “Krusha”, premton mbështetje
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ...
-
Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ngriti 231 aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024 ka pranuar 275 kallëzime pe...