Fillojnë aplikimet për regjistrim në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 07 July 2017
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore- Bachelor, në afatin e parë për vitin akademik 2017/2018, do të pranojë 1740 studentë, në gjashtë fakultete dhe 17 drejtime përkatëse mjaftë atraktive dhe komfor kërkesave të tregut.
Nga të cilët 120 studentë pranohen sipas kuotave të rezervuara në programe të caktuara nga radhët e minoriteteve: turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, serb dhe kroat.Studentët e rinj sivjet UPZ i pret me kushte më të mira në të gjitha aspektet.
Vlen të theksohet se në rangimin ndërkombëtar UPZ ka shënuar progres të jashtëzakonshëm duke u radhitur mijëra vende më lartë se universitetet e tjera, i cili është tregues i qartë për rritjen e cilësisë në këtë universitet.
“UPZ tashmë është bërë konkurrent serioz duke lënë prapa shumë universitete në rajon, ndërkaq pas Prishtinës është Universiteti i dytë në vend. Deri këtu UPZ ka arritur falë angazhimit maksimal të menaxhmentit me në krye Rektorin Prof. Dr. Ramë Vataj dhe kontributit gjithëpërfshirës të stafit akademik dhe administrativ”, thuhet në njoftim.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej 07.07.2017 deri më 14.07.2017 (e Premte ), nga ora 10:00-15:00. Provimi pranues do të mbahet më 17-18.07.2017, duke filluar prej orës 09:00.
Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve të përmendur më lart, universiteti do të rezervojë të drejtën për regjistrimin e studentëve që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).
Bazuar në UA nr.09/2016 MASHT, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren do të rezervojë deri në 12% nga numri total i studentëve, për komunitetet pakicë, të cilët do të shpërndahen në mënyrë proporcionale, sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve, për secilin fakultet veç e veç.
Në Universitet do të pranohen edhe studentë nga shtete të tjera, me automatizëm në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, gjithsej 18 (tetëmbëdhjetë studentë).
Të tjera
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...