17-vjeçarja lind fëmijën në tualetin e plazhit dhe largohet
Autori: Gazeta inFokus
14:09 | 04 Korrik 2017
Një vjeçare nga Stambolli pasi ngeli shtatzënë me të dashurin dhe e fshehu këtë fakt nga familja për 7 muaj e gjysmë, lindi në tualetin e një plazhi dhe u largua.
“Hurriyet” raporton se 17-vjeçarja G.K., e cila kishte shkuar në plazhin e Tekirdag sëbashku me familjen, u kap nga dhimbje të mëdha dhe shkoi e vetme në tualetin e plazhit. Pas vonesës së madhe, në tualet shkoi një tjetër anëtar i familjes, por vajza i kërkoi të largohej. Aty e reja lindi një djalë, kërthizën e të cilit e preu vetë. Ajo e mbështolli të sapolindurin me peshqir dhe e la në një cep, për t’u kthyer tek familja.
Disa persona që kaluan pranë tualetit dëgjuan të qarën e fëmijës dhe lajmëruan xhandarmërinë.
Një prej dëshmitarëve okularë, Umut K. tha se “pasi një vajzë doli nga tualeti u dëgjuan të qara fëmije. Ne lajmëruam ambulancën dhe xhandarmërinë”. Ekipet e shëndetit e dërguan fëmijën në spitalin shtetëror të Tekirdag-së dhe megjithëse i lindur para kohe, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme. Ai tashmë është vendosur në inkubator. Ndërkohë, ekipet e xhandarmërisë arrestuan 17-vjeçaren sëbashku me të ëmën, të atin dhe vëllanë, teksa po largoheshin nga plazhi me makinën e tyre.
Në dëshminë e saj, 17-vjeçarja tha se nuk i kishte treguar familjes për shtatzëninë nga frika. Gjykata vendosi masë paraburgimi për të renë, ndërsa familjarët e saj u lanë të lirë./tvklan.al

T� tjera
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...


































