Ymeri e Mustafa nisin bisedat, por jo edhe takimet
Autori: Gazeta inFokus
08:33 | 04 Korrik 2017
Lëvizja “Vetëvendosje” është shprehur sërish e hapur të bashkëpunojë me LDK-në për ta krijuar një shumicë parlamentare në rast se koalicioni PAN dështon ta formojë Qeverinë.
Përfaqësues të LVV-së kanë bërë të ditur se krerët e dy subjekteve, Visar Ymeri e Isa Mustafa, tashmë kanë zhvilluar një bisedë telefonike mes vete, megjithatë ende nuk kanë nisur takimet.
Ata pos kësaj kanë thënë se janë të hapur për të diskutuar edhe me AAK-në e Nismën, në rast se këto heqin dorë nga posti i kryeministrit, porse jo me PDK-në dhe Listën Serbe.
Nga ana tjetër, “Vetëvendosje” tashmë ka nisur takimet edhe me faktorin ndërkombëtar, me ç’rast përfaqësuesit e këtij subjekti kanë thënë se ndërkombëtarët përkrahin një qeveri e cila do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, shkruan gazeta Zëri.
Deputetja e “Vetëvendosjes”, Shqipe Pantina, ka thënë se LVV-ja është e hapur për të diskutuar me LDK-në. Sipas saj, dy kryetarët e këtyre subjekteve madje kanë zhvilluar edhe një telefonatë, porse ende nuk janë takuar mes vete.
“Ne i kemi bërë thirrje publike LDK-së për t’u takuar, për të diskutuar për programin qeverisës dhe krijimin e Qeverisë së re. Ata kanë kërkuar kohë deri në certifikimin e rezultateve, gjegjësisht bërjes publike nga KQZ-ja, siç e dimë rezultatet tashmë janë publikuar, por ende nuk janë certifikuar. E di që kryetari Ymeri ka pasur një bisedë telefonike me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, por ende nuk janë zhvilluar takime, pasi që edhe kryetari Ymeri edhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, janë jashtë vendit”, ka deklaruar ajo.

T� tjera
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
































