Lajme

Hoxha: Lirimi i Lushtakut lajm i mirë për të gjithë!

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 03 July 2017

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Dhurata Hoxha ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Supreme për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Hoxha ka thënë se është lajm i mirë për të gjithë neve, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe qytetarët liridashës kudo që jetojnë.

Sipas saj, drejtësia e dha fjalën e fundit lidhur me këtë rast.

-Advertisement-

Ja postimi i plotë i Dhurata Hoxhës:

“Përshëndesim vendimin e sotëm nga Gjykata Supreme për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjitha akuzat për krime lufte. Është lajm i mirë për të gjithë neve, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe qytetarët liridashës kudo që jetojnë.

Drejtësia e dha fjalën e fundit, le t’u besojmë institucioneve tona të drejtësisë dhe punës së tyre”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera