Lajme

Sami Lushtaku pas pak del nga burgu

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 03 July 2017

Sami Lushtaku pritet që pas pak të lihet i lirë nga burgu i sigurisë së lartë në Gërdovc, ka konfirmuar djali i tij, Mergim Lushtaku.

Ish-komandantin e UCK’së, të hënën, Gjykata Supreme e ka liruar nga të gjitha akuzat kryetarin e Skenderajt që ishte dënuar për krime lufte nga Gjykata Themelore e Mitrovicës së Veriut.

Mergim Lushtaku në Klan Kosova ka treguar se pasi të dalë nga burgu, babai i tij, do të shkojë në Skenderaj, ku e presin familja.

-Advertisement-

Sami Lushtaku ishte dënuar më 12 vite burgim nga gjykata themelore, apeli e kishte ndryshuar këtë vendim me 7 vite burgim, ndërsa Supremja e ka liruar nga akuzat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera