Lajme

Lladrovci: Lirimi i Lushtakut, kthen shpresën në drejtësi

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 03 July 2017

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar i pari nga bashkëpartiakët, për lirimin e Sami Lushtakut, ish-komandantit të UCK’së të dënuar për krime lufte, që të hënën Gjykata Supreme e shpalli të pafajshëm.

“Lajmi i shumëpritur nga Gjykata Supreme për lirimin e Sami Lushtakut nga të gjitha akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite nga Gjykata Themelore në Veri të Mitrovicës, na riktheu shpresën në drejtësi”, ka shkruar Lladrovci në facebook.

“Vlerat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, askush, kurrë askush nuk mund t’i mjegullojë as t’i transformoj në akuza. Liria jonë ishte më e çmueshme se çdo akuzë nga kushdoqoftë.

-Advertisement-

Në rrugëtimin e çlirimit tonë, patëm me vete edhe botën demokratike në krye me NATO-n prandaj, të gjithë servilët, puthadorët dhe shërbyesit e ish sistemit jugosllav, por edhe të partive që duan të fshijnë kujtesën tonë të lavdishme, duhet sot të turpërohen”, thotë kryetari i Drenasit. që po ashtu ka qenë bashkëluftëtar i Lushtakut në UCK.

“Mirë se vjen Sami!”, uron në fund kreu i Drenasit, homologun e tij nga Skenderaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera