Lajme

AKR ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 30 June 2017

Kryesia e AKR-së ka njoftuar se kjo parti dhe deputetët e zgjedhur, janë unik në qëndrimin e përbashkët gjatë themelimit të institucioneve të reja të Kosovës, si rezultat i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Komunikata e AKR-së:

Kryesia e Aleancës Kosova e Re në takimin e mbajtur sot nën drejtimin e Presidentit Behgjet Pacolli, ka diskutuar dhe analizuar procesin zgjedhor të 11 qershorit, si dhe rezultatet e arritura në këtë proces. Kryesia ka diskutuar për përparësitë dhe ngecjet e vërejtura në kuadër të koalicionit parazgjedhor.

-Advertisement-

AKR ka filluar përgatitjet dhe mobilizimin për zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe për këtë arsye do të ketë edhe riorganizime dhe ristrukturim të strukturave në disa nga degët e partisë, ku janë vërejtur mangësi në procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Kryesia e AKR-së dhe deputetët e zgjedhur, janë unik në qëndrimin e përbashkët gjatë themelimit të institucioneve të reja të Kosovës si rezultat i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

AKR ka veprime të përbashkëta dhe bashkëpunim në baza ditore me partnerët e koalicionit parazgjedhor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera