Lajme

Leo Nika, djali që vrau prindërit: Nuk më dhanë para

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 30 June 2017

Leo Nika, 29 vjecari nga Xhafzotaj që vrau prindërit e tij me armë zjarri të enjten është shfaqur i penduar para grupit hetimor.

Ai ka rrëfyer edhe motivet e grindjes që përfundoi në tragjedi. Në gjendje të rënduar psikologjike, Leo Nika tha se debati me prindërit nisi për para.

I papunë dhe i pashpresë Nika tregoi se donte te kthehej në Itali dhe për këtë paratë ua kërkonte prindërve.

-Advertisement-

Por i ati, Aliu dhe e ëma ia kanë refuzuar ndihmën, pasi ai kishte provuar më parë, por pa sukses emigracionin. Nika ka deklaruar para hetuesve se nuk mban mend se si e ka marrë armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi prindërit.

Hetimet treguan se debatet në familjen Nika kanë qenë të vazhdueshme për shkak të pamundësisë së djalit për të siguruar të ardhura dhe mbajtur familjen. Leo Nika, 29 vjeç kurohej për probleme të shëndetit mendor që pas kthimit nga Italia.

Në shtëpinë e prindërve ai jetonte me gruan dhe vajzën. Nika u arrestua pas vrasjes së babait 70-vjeçar dhe nënës 66 vjeçe, në derën e shtëpisë së tyre në Xhafzotaj, vrasje të cilën ai e ka kryer teksa ishte në gjendje të dehur./ Top Channel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera