Lajme

Konfirmohet përdorimi i armëve kimike në Siri

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 30 June 2017

Organizata për Mbrojtjen nga Armët Kimike (OPCW) si rezultat i hulumtimeve dhe të eksperimenteve konfirmoi se në qytetin Idlib të Sirisë më 4 prill janë përdorur armë kimike.

U publikua raporti i OPCW-së lidhur me sulmin në qytetin Idlib të Sirisë më 4 prill. Sipas këtij raporti, si rezultat i hulumtimeve dhe eksperimenteve të realizuara nga Komiteti i Ekspertëve të OPCW-së është konstatuar se më 4 prill në Han Shejhun të Idlibit është përdorur gazi sarin.

Drejtori i Përgjithshëm i OPCW-së, Ahmet Üzümcü, lidhur me raportin tha se “Dënoj fuqishëm këtë sulm të egër. Ky sulm është totalisht në kundërshtim me normat e Konventës së Armëve Kimike (CWC). Ata që kanë realizuar këtë sulm të tmerrshëm duhet të jenë përgjegjës për veprën penale të tyre”.

-Advertisement-

Duke theksuar rëndësinë e angazhimeve të OPCW-së dhe të Mekanizmit të Përbashkët Hetimor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara sa i përket llogaridhënies së atyre që janë përgjegjës, Üzümcü tha se raporti iu është dërguar Këshillit Ekzekutiv të OPCW-së dhe palëve të Konventës së Armëve Kimike, Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Mekanizmit të Hetimit të përbashkët të OKB-së.

Si pasojë e sulmit me armë kimike në Han Shejhun të Idlibit më 4 prill nga regjimi i Asadit, rreth 100 persona humbën jetën, kurse rreth 500 të tjerë ishin prekur nga gazi helmues.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera