Lajme

Jep dorëheqje asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 30 June 2017

Asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala ka dhënë sot dorëheqje nga ky post.

Ai përmes një letre dërguar kryesuesit të Kuvendit të Prishtinës, Hilmi Halimi ka thënë se po e merr këtë vendim pasi që është duke ushtruar edhe detyrën e dekanit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prizrenit.

Ja arsyetimi i Shalës:

-Advertisement-

Duke qenë i emëruar u.d. Dekan i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prizrenit, që nga dita e emërimit, më 21.03.2017, asnjëherë nuk jam ndier rehat se mund t’i mbajë dy pozita dhuheqëse dhe politike, të jem anëtar i Kuvendit të Prishtinës dhe ta ushtroj detyrën e u.d. Dekanit të Fakultetit. Duke konsideruar se s’ka arsye që ta vë veten në pozita që të pres reagimet se kam të drejtë ose nuk kam të drejtë t’i ushtroj njëkohësisht këto përgjegjësi, për të qenë mirë me veten time, ofroj dorëheqjen nga anëtari i Kuvendit të Komunës së Prishtinës, sipas kësaj letre.

Ndryshe, gjatë 10 viteve në tri mandate të anëtarit të Kuvendit të kryeqytetit, duke qenë pjesë e vendimmarrjes në të mirë të qytetarëve të Prishtinës, ndjej të jem mirë me të gjitha paraqitjet dhe veprimet e mia politike, konform kërkesave politike dhe programore mbi zhvillimin e kryeqytetit tonë.

Ju lus të procedoni sipas ligjit lidhur me  kërkesën time.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera