Certifikohen personat e parë që do të kujdesen për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve
Autori: Gazeta inFokus
12:27 | 30 June 2017
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, kanë ndarë certifikata për kandidatët që kanë dhënë provimin profesional nga siguria dhe shëndeti në punë.
Fillimisht janë ndarë 8 certifikata për punonjës të kompanive private, të cilët do të kujdesen në kompani për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Abrashi ka thënë se kjo do të ndikojë në rritje të vetëdijes dhe do të lehtësojë shumë punën e Inspektoratit.
“Po mendoj që është një ditë e mirë , më shumë në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme në Kosovë për sigurinë dhe të drejtave të punëtorëve në punë. Ka të bëjë me certifikimin e punëtoreve dhe personave adekuat në kuadër të kompanive më të mëdha, të cilët kanë me marrë përsipër një barrë në këtë rast edhe mbikëqyrjes së sigurisë në punë. Kjo ka me lehtësu punën e Inspektoratit në përgjithësi, por edhe do ta ndihmojë Inspektoratin me përvojat të cilat ju mund t’i merrni nëpër ato kompani se si këta me ndryshua rregullativen ligjore në të ardhmen“, tha Abrashi.
Sipas tij kjo është një risi që po ndodh dhe krejt kjo ka për qëllim që të përmirësohen kushtet e punës për punonjësit. Në anën tjetër kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, ka thënë se kjo është e paraparë edhe me ligjin për Siguri dhe Shëndet.
“Me ligjin për siguri dhe shëndet në punë është e paraparë që secila kompani që i ka mbi 50 punëtorë është i obliguar që ta ketë një person që kujdeset për çështjen e sigurisë dhe shëndetit në punë brenda kompanisë. Deri tani kompania ka mund me autorizu këndo qoftë , kryesorja me pasur një person përgjegjës. Ndërsa prej këtij momenti, këtë ne e kemi paraparë me ligjin për siguri dhe shëndet në punë por kushtet nuk na kanë mundësuar që të vazhdohet me këtë proces. Këta janë pionierë , mundem me quajt lirisht pionierë të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe tash kompania është e obliguar me e dërgua një punëtor që duhet të profesionalizimet , certifikohet. Ne po besojmë që këta e mbërrijnë një nivel një standard të caktuar të njohurive nga siguria dhe shëndeti në punë . Dhe kur ti nënshtrohen këtij provimi atëhere ata konsiderohen profesionist”, tha Ibrahimi.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...



































