Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqësia e tyre
Autori: Gazeta inFokus
09:28 | 29 Qershor 2017
Marrëdhëniet transatlantike ishin dikur më të mira se sot. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Mattis dhe homologia gjermane von der Leyen, theksuan përsëri në mënyrë demostrative miqësinë mes Gjermanisë, Europës e SHBA-së.
Samiti i fundit i G7 që u mbajt në fund të majit në Sicili tregoi qartë që – midis SHBA dhe vendeve të tjera të mëdha perëndimore ka pak gjëra të përbashkëta. Por tani pak ditë para samitit të G20-së në Hamburg, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis dhe homologia e tij gjermane Ursula von der Leyen kanë demostruar partneritetin e ngushtë të Europës dhe Gjermanisë me SHBA-në.
Dialog strategjik mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Aleanca transatlantike mbetet e fortë, tha Mattis pas takimit me von der Leyen, duke shtuar se NATO-ja është po aq e rëndësishme sot, sa në kohën kur ajo u themelua. Von der Leyen foli për një lidhje të thellë mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe njoftoi për synimet për ta intensifikuar bashkëpunimin midis dy vendeve. Për këtë arsye ata tani kanë filluar një dialog strategjik me Mattis, duke shkuar përtej çështjeve ditore.
Arsyeja e takimit mes dy liderëve ishte një ceremoni për të shënuar 70 vjetorin e Planit Marshall. Ky plan u konceptua asokohe për rindërtimin ekonomik të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore që u skicua në qershor të vitit 1947, me një fjalim në Universitetin e Harvardit nga Sekretari i atëhershëm i Departamentit t Shtetit, Georg C. Marshall. Takimi u mbajt në qendrër për Studimet e Sigurisë, në Garmisch – Partenkirchen, që mban emrin George C. Marshall.
NATO: Më shumë para për mbrojtjen transatlantike
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel njoftoi se pret që shtete evropiane të NATO-s dhe Kanadaja do të rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen këtë vit. Aleanca pret një rritje të investimeve prej 4.3 për qind. Presidenti Donald Trump kërkoi nga aleatët evropianë që të bëjnë një rritje të konsiderueshme të investimeve në sektorin e mbrojtjes. Aleanca ka rënë dakord në samitin e Uellsit në vitin 2014, që të rriten shpenzimet në sektorin e mbrojtjes brenda një dekade me “rreth dy për qind”, varësisht nga zhvillimi ekonomik. Ndërsa aleatët evropian mbështesin një rritje të vazhdueshme, Trump insiston që objektivi me dy për qind në vitin 2024 duhet të arrihet nga të gjithë anëtarët.
Më 2016 sipas të dhënave nga NATO, këtë objektiv përveçëse SHBA-së (3,61%) vetëm katër aleatë të tjerë arritën ta mbajnë: Greiqia (2.36%), Estonia (2.18%), Britania e Madhe (2.17%) dhe Polonia (2.01%). Sipas NATO-s këtë vit mbi këtë prag do arrijë Rumania dhe në vitin 2018 Letonia dhe Litaunia. /DW

T� tjera
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...






























