Lajme

Ky është plani i Haradinajt për çështjen e Demarkacionit

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 29 June 2017

Demarkacioni me Malin e Zi është njëra ndër cështjet që krijoi kundërthëniet më të mëdha ne legjislacionin e kaluar mes pozitës e opozitës; mes Aleancës e Partisë Demokratike, që tani synojnë që së bashku ta formojnë qeverinë.

Ramush Haradinaj, në emisionin Komiteti, ka thënë se me krijimin e qeverisë, që beson se do ta formojë pas marrjes së mandatit nga Presidenti, çështja e parë me të cilën do të merret, do të jetë demarkimi me Malin e Zi.

PDK beson se forma e demarkacionit që u provua të ratifikohej ka qenë korrekte, ndërsa Haradinaj edhe më tej këmbëngul se kjo marrëveshje duhet korrigjuar.

-Advertisement-

Por me të formuar qeverinë, Haradinaj thotë se pikërisht shënimi i kufirit me shtetin malazez do të jetë çështja e parë të cilën do ta zgjidh. Përveç korrigjimit, ai e konsideron edhe dërgimin e kësaj marrëveshje në arbitrazh, si mënyrë tjetër me të cilën do ta zgjidh çështjen e demarkacionit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera