Lajme

Sekretari i NATO-s: Formimi i ushtrisë të bëhet me pëlqimin e pakicave në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 28 June 2017

Në një takim të aleancës së mbrojtjes së NATO’S në Bruksel, gazeta serbe Blic ka bërë intervistë me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg ka komentuar formimin e ushtrisë së Kosovës duke thënë se kjo gjë duhet të zhvillohet në përputhje me të gjitha rregullat dhe kushtetutën.

Në pyetjen e gazetës serbe, se a e kundërshton NATO formimin e ushtrisë së Kosovës, Stoltenberg është përgjigjur “Në jemi të fokusuar dhe jemi në kontakt të ngushtë me Kosovën në këtë pikë. Pa pëlqimin e përfaqësuesve të pakicave etnike në Kosovë nuk e mendoj se duhet të bëhet. Për këtë arsye formimi i ushtrisë duhet të shkojë përmes procesit parlamentar dhe të jetë në përputhje me Kushtetutën

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera