Prokurori mungon në gjykimin për përvetësim të ekskavatorit
Autori: Gazeta inFokus
16:12 | 27 June 2017
Prokuroria nuk dërgoi prokuror në gjykimin e Abit Kastratit për përvetësim të një ekskavatori.
Për herë të dytë me radhë asnjë prokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës nuk u paraqit në gjykimin ku Abit Kastrati po akuzohet për përvetësim të një ekskavatori në vitin 2007.
Gjyqtari Hamdi Ibrahimi njoftoi të akuzuarin se ndonëse ka dëshmi se ftesa është dërguar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, askush nuk i është përgjigjur ftesës.
Aktakuza e Prokurorisë Themelore të Prishtinës e ngarkon Kastratin se duke qenë punëtor i NTSH “Urata” në fillim të vitit 2007 si menaxher i firmës NTP “Arjoni” ka marrë lokalin e NTSH “Urata” në shfrytëzim.
Sipas aktakuzës, në oborrin e objektit të marrë në shfrytëzim ndodhej një ekskavator, ndërsa i akuzuari pa kurrfarë marrëveshje me NTSH “Urata”, e ka përvetësuar ekskavatorin duke e shfrytëzuar për nevojat e veta në firmën e tij. NTP “Arjoni|” deri më 8 qershor 2007.
Seanca e radhës në këtë rast do të mbahet në muajin korrik.
Muaj më parë kryeprokurori i vendit, Aleksandër Lumezi në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës tha se prokurorët që bëhen shkaktarë për shtyrjen e seancave do të kenë përgjegjësi.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...

































