Lajme

Shqetësuese: Për pesë muaj, 38 persona humben jetën në aksidente trafiku

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 27 June 2017

Në pesëmujorin e parë të këtij viti, në Kosovë kanë ndodhur 35 aksidente fatale, ku në to kanë humbur jetën 38 persona.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në periudhën e njëjtë gjatë vitit të kaluar kanë ndodhur 36 aksidente fatale, në të cilat kanë vdekur 39 persona, shkruan Indeksonline.

Tutje në periudhën janar-maj të këtij viti, policia në statistikat e dhëna për Indeksonline ka bërë të ditur se kanë ndodhur 2 mijë e 270 aksidente me lëndime, e ku kanë pësuar lëndime 4 mijë e 558 persona.

-Advertisement-

Ngjashëm ka qenë edhe pesëmujori i vitit 2016, gjatë të cilit ndodhën 2 mijë e 289 aksidente me lëndime, e që u lënduan 4 mijë e 416 njerëz.

Ndërkaq sa i përket aksidenteve me dëme, këtë vit për pesë muaj ishin 4 mijë e 277, kurse vitin e kaluar 4 mijë e 553.

Pra në total, këtë vit kanë ndodhur 6 mijë e 582 aksidente, kurse në 2016-tën për këtë periudhën ishin numëruar 6 mijë e 878. Nëse krahasohen po i  bie që këtë vit numri i aksidenteve ka rënë për 296.

Në statistikat për numrin e tiketave të trafikut të shqiptuara nga policia rrugore, shihet që këtë vit u shqiptuan 153 mijë e 110 copë, kurse vitin e kaluar për pesë muaj ishin 131 mijë e 118.

Kur krahasohen, i bie që me rregullat e reja, policia ka shqiptuar 21 mijë e 992 tiketa më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /IO/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera