Shtypi gjerman komenton zgjedhjet në Shqipëri: Artisti me dorë të mirë edhe për politikën!
Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 27 June 2017
Nën titullin “Artisti me dorë të mirë edhe për politikën” – gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”vëren se tendenca që ka Rama të thyejë tabu mund t’i japë impulse të reja Ballkanit.
Edi Rama, i jep rëndësi faktit, që të perceptohet si jo-konformist, vëren NZZ, “dhe ky nuk është gjest mashtrimi. Sepse Rama nuk është vetëm politikan i suksesshëm, por edhe artist…kur vjen puna tek politika, Rama është zanatçi.
Ai bën koalicione, largon kundërshtarët nga partia, dhe e lustron imazhin e tij publik. Rama ka karizëm si orator, sharmi dhe batutat e tij bëjnë të mundur të durohet egoja e madhe e tij.”
Rama u ndje me sa duket i anashkaluar. Në prill ai u ankua për dezinteresimin e Brukselit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe paralajmëroi, se herët a vonë kjo mund të çojë në përplasje të rrezikshme. Por qe se këto vende nuk pranohen në BE, atëherë nuk përjashtohen “Unionet e vogla”, filluar me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Siç pritej deklarata shkaktoi indinjatë në Beograd.”
Sipas NZZ, “dinamika mes Ramës dhe Vuçiç mund të shfrytëzohet edhe në mënyrë konstruktive… Një marrëdhënie e mirë mes Tiranës dhe Beogradit mund të ndihmojë që të rifillojnë bisedimet e ngecura me Serbisë dhe Kosovës. Fitorja e Ramës në këtë kuptim nuk është një shans vetëm për Shqipërinë.”
Ndërsa “Berliner Zeitung” nën titullin “Një piktor fiton zgjedhjet në Shqipëri” thekson, se “jo vetëm Shqipëria e izoluar kaq gjatë është ekzotike për europianët, por edhe Edi Rama, kryeministri i vjetër dhe i ri, mund të quhet ekstravagant, ndoshta edhe ekscentrik”. Pas nënvizimit të karrierës së Ramës jo vetëm si basketbollist, por edhe si kryebashkiak i Tiranës, “Berliner Zeitung” nënvizon se “Rama duhet të tregojë tani se mund t’i çojë 2,9 milionë banorët e shtetit shqiptar drejt një mirëqenie më të mirë dhe drejtësie sociale.”
“Frankurter Allgemeine Zeitung” e vë theksin tek numri i ulët i pjesëmarrjes në votime dhe tek shkeljet që janë konstatuar nga OSBE/ODHIR…”Ka pasur rastet e njohura të blerjes së votave apo kërcënimeve. Ka pasur raportime për sulme të aktivistëve socialistë ndaj përkrahësve të Ilir Metës, presidentit shqiptar dhe ish-kreut të LSI-së…Rama ia doli t’ia hiqte LSI-së rolin e “mbretëvënësit” -(kingmaker)pas koalicioneve të saj qeverisëse njëherë me demokratët dhe më pas me socialistët.”
Edhe “Süddeutsche Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Shqipëri. Socialistët nën kryeministrin Rama i fituan zgjedhjet parlamentare të së dielës, por “Süddeutsche Zeitung” vëren, se “27 vite pas rrëzimit të komunizmit stalinist, qytetarët ishin dukshëm të zhgënjyer nga partitë në shtetin ballkanik.” Ndërsa gazeta “tageszeitung” nënvizon, se “që kryeministri Edi Rama me partinë socialiste do të fitonte zgjedhjet parlamentare, kjo ishte parashikuar në javët e shkuara. Por që ai do të fitonte shumicën absolute, kjo është surprizuese.”/Deutsche Welle
Të tjera
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...