Lajme

Procesi drejt fundit, PS 74 mandate, PD 44, LSI 18…

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 27 June 2017

Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, ku deri tani janë numëruar mbi 95 % të votave. Teksa janë numëruar rreth 5100 kuti, nga 5362 në total në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me 50.64% të votave, e ndjekur nga PD me 30.23% të votave dhe LSI me 15.12% të votave.

Në bazë të rezultatit paraprak që prodhojnë këto kuti PS është në avantazh me 74 deputetë në rang kombëtar.Në vendin e dytë renditet PD me 43 mandate në rang kombëtar. Ndërkohë LSI vijon të renditet forcë e tretë me 19 mandate deputetësh dhe PDIU me 3 mandate pasi kreu i saj, Shpëtim Idrizi ka humbur mandatin ne Tiranë.Ndërsa i vetmi kandidat nga partitë e vogla që momentalisht e ka siguruar hyrjen në Kuvend është Tom Doshi, kandidat i PSD-së në Shkodër.

Ndërsa PS sheh rritje të ndjeshme në vota në krahasim me 4 vite më parë, e kundërta ndodh me PD që është rrudhur në shifra në këto zgjedhje.

-Advertisement-

Por rritje në shifra nuk vetëm PS, një rritje të ndjeshme ka edhe LSI që duket se do të ketë më tepër deputetë se në legjislaturën e lënë pas.

Ndërkohë që në Parlament duket se do të jetë edhe PDIU, edhe pse bazuar në numërimin e deritanishëm do të ketë më pak përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera