Lajme

Ilir Metës i vjen një goditje nga Kukan: Në vendet tjera Presidenti nuk përfshihet në fushatën zgjedhore

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 26 June 2017

Europarlamentari, Eduard Kukan, ka komentuar përfshirjen e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta në fushatën zgjedhore.

I pyetur nëse kjo qasje e cënon detyrën e tij të ardhshme, Kukan dha një përgjigje diplomatike duke u shprehur se në vende të tjera Presidenti nuk është anëtar i ndonjë partie sepse duhet të përfaqësojë unitetin e popullit.

Në këto zgjedhje ka pasur akuza të forta për blerje votash që sipas raportit dhe deklaratës suaj, kanë cënuar besimin në zgjedhje. Këto deklarata janë bërë kryesisht nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta që është njëkohësisht dhe Presidenti i zgjedhur. Sipas mendimit tuaj, ky angazhim i fortë i Presidentit të ardhshëm Meta e cënon detyrën e tij të ardhshme?

-Advertisement-

Kukan: Më detyroni të jem diplomatik në përgjigjet e mia për shkak se nuk ka një përgjigje po apo jo ndaj kësaj pyetje. Kolegët tanë kanë informacion më të saktë përsa i përket akuzave të blerjes së votave apo çfarëdo lloj akuze tjetër. E vërteta ëhstë që Meta ishte apo është zgjedhur President në parlament nga shumica kushtetuese. Dhe unë do ju përgjigjem që në vende të tjera Presidenti nuk është anëtar partie për shkak se ai duhet të kryejë përgjegjësitë dhe detyrat e tij objektive dhe të paanshme karshi gjithë popullsisë së vendit. Prandaj përgjigjen mund ta gjeni, uluni dhe mendojeni deklaratën që ju thashë dhe gjejeni përgjigjen aty./oraneës/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera