Lajme

Mark Marku kundër Mustafajt: Ta mbajmë Bashën, mos kërkoni dorëheqje

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 26 June 2017

Për profesorin dhe analistin Mark Marku, kërkesa e ish-ministrit demokrat Besnik Mustafaj për dorëheqjen urgjente të kreut të PD-së Lulzim Basha është e përshpejtuar dhe e parakohshme.

Marku tha se duhet të pritet rezultati përfundimtar për analiza dhe një figurë politike si Mustafaj duhet të priret nga interesi i partisë së vet.
“Deklarata e Mustafajt e përshpejtuar. Një figurë e PD duhet të priste për rezultatin për analiza. Një njeri që është në formacion politik duhet të presë deri në momentin fundit për përmbysjen e rezultatit.
Një figurë politike duhet të jetë i prirur nga interesi i partisë së vet. Numëruesit duhet të presin deri në fund dhe më pas t’i kërkohet llogari kryetarit.
Ishte deklaratë e parakohshme si ata që kërkuan dorëheqjen e kryetarit të PD-së në mes të fushatës. Pavarësisht se kanë apo s’kanë të drejtë tek gjykimi. Përmbajtja mund të jetë e saktë por koha e gabuar”, deklaroi Marku.
Sipas tij, egoizmi është një problem që ka dëmtuar historikisht PD-në. “Unë shqetësohem për pjekurinë politike të figurave dhe egoizmin e tyre. Mendoj se PD është dëmtuar historikisht edhe nga egoizmi i atyre që kanë qenë në PD”, tha Marku. /BW.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera