Lajme

Kurti për Danas: Ne s’jemi kundër serbëve, Serbia është kundër nesh

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 26 June 2017

Qëndrimet e Vetëvendosjes se Kosova duhet të bëjë dialog me serbët e Kosovës e jo me Serbinë në Bruksel janë stërthënë nga Albin Kurti në mediat kosovare. Por, këtë qëndrim lideri i Vetëvendosjes e ka bërë të ditur edhe për serbët në një prononcim të tij për gazetën beogradase Danas.

Danas i është referuar Kurtit si “kandidati më serioz për kryeministrin e ri të Kosovës”.

Ndërsa Kurti ka pohuar se “prioriteti ynë do të jetë dialogu me serbët në Kosovë”.

-Advertisement-

“Ne kemi një plan ekonomik dhe social për komunat veriore të Kosovës dhe ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh”,Klan.

“Dialogu krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në thelb vetëm ka thelluar ndarjet etnike”, ka thënë Kurti, duke shtuar se Vetëvendosje nuk është kundër dialogut në parim, por kundër një dialogu ku Kosova është temë e Serbia e cakton rendin e ditës”.

Kurti ka deklaruar edhe se “Serbia instrumentalizon serbët lokalë me anë të Listës Serbe, e cila deformon vullnetin e qytetarëve serbë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera