Lajme

Incidentet në procesin e votimit, ambasadori amerikan “zbarkon” në qendrat e votimit

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 25 June 2017

Pas denoncimeve që Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë për raste të blerjes së votave nga kandidatët e Parti­së Socialiste në Shijak, ambasadori i amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka vendosur ta ndjekë gjendjen nga terreni.

Mësohet se Lu ka shkuar në disa qendra votimi në qarkun e Durrësit, një nga qarqet ku janë shënuar probleme që në orët e para të procesit të votimit.

Ai është fotografuar në një qendër votimi të qytetit bregdetar, teksa ndjek procesin.

-Advertisement-

Ndërkohë kujtojmë se LSI ka denoncuar situata, ku sipas tyre, militantë të PS-së të armatosur dhe me makina me targa false janë përpjekur të intimidojnë qytetarët.

Ndërkohë që në Shijak sipas kësaj force politike situata është edhe më e keqe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera