Lajme

Meta shpërthen në Lezhë: Të mbrojmë votën nga bandat e Rilindjes

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 25 June 2017

Ish kryetari i LSI-së Ilir Meta sot ka udhetuar drejt Lezhës pas ngjarjes së rëndë ku disa persona dhunuar dhe qëlluar me armë në drejtim të militantit të LSI-së.

Me një gjuhë të ashpër Meta ka deklaruar se ka ardhur në Shëngjin bashkë me eskortën e tij për të mbrojtur votën e lezhjaneve.

“Do të jem në Lezhë bashkë me eskorën time për të mbrojtur votën e lezhjanëve nga bandat e rilindjes”- tha Meta.

-Advertisement-

“I thoni gjithë popullit të Lezhës se ka ardhur Ilir Meta me gjithë eskortën e vetë dhe miqtë e vet për të mbrojtur votën dhe dinjitetin e lezhjanëve.

Të ngrihemi të gjithë për dërrmuar bandat e rilindjes, bandat e drogës, bandat që duan të vjedhin, votën, dinjitetin dhe të ardhmen e lezhjanëve dhe fëmijëve të Lezhës”, ka thënë Meta.

Para nisjes, kryeparlamentari, njeheresh edhe presidenti i zgjedhur i shqiptareve, Ilir Meta eshte shprehur ne mbrojtje te zgjedhjeve te lira.

“Bandat e droges nuk mund te mbajne peng Shqiperine”- ka deklaruar Meta para nisjes per ne Lezhe. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera