Lajme

Sulmoi policët, shtetasi i Maqedonisë dënohet me 20 muaj burg në Greqi

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 25 June 2017

Ministria e Punëve të Brendshme të Greqisë ka informuar se një qytetar i Maqedonisë, nga Shkupi, ka shkaktuar një incident që ka nxitur drejtësinë greke që të ndërmerr masa disciplinore ndaj tij.

Javorja Fokus njofton se shkupjani është dënuar me 20 muaj burg, pasi ka qenë i dehur dhe në këtë gjendje ka sulmuar tre policë në Rodos, shkruan Telegraf.

Ai ka pranuar se ka qenë i aloolizuar dhe se nuk ka qenë në vetëdije se çfarë është duke vepruar.

-Advertisement-

Rasti në fjalë ka ndodhur më 17 qershor në pjesën e vjetër të Rodosit.

I dehur, shkupjani është zhveshur lakuriq dhe është ulur në një kafe bar.

Policia ka arritur dhe e ka lutur që të vishet, por ai i ka sulmuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera