Tahiri: Nëse arrihet marrëveshja VV- LDK, PAN do të dorëzohet!
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 24 June 2017
Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri duke folur për mundësinë e koalicioneve paszgjedhore, ka theksuar se nëse do të arrihet marrëveshje ndërmjet LDK-së e VV-së, atëherë PAN, do t’i humb shanset për formimin e Qeverisë.
Sipas Tahirit në qoftë se arrihet kjo marrëveshje në mes Vetëvendosjes dhe LAA-së dhe së bashku me pakicat i arrijnë 81 deputet, çka do të bënte që jo vetëm të krijonin një shumicë të thjeshtë parlamentare por 2/3 e Kuvendit, me të cilën edhe do të mund të bënin ndryshime kushtetuese.
“Besoj se mund të bëhet koalicion LVV-LAA sepse të dy këto subjekte i kanë 61 deputet mjaftueshëm për t’u zgjedhur qeveria ndërsa me minoritete e kanë shumicën e konsoliduar prej dy të tretave të deputeteve në Kuvend pra 81 të mjaftueshme edhe për ndryshim të Kushtetutës”, ka thënë ai.
“Çështja e ndarjes së posteve në Qeveri pra edhe Kryeministri mbetët çështje e arritjes së marrëveshjes dhe e kompromisit e mirëkuptimit. Më të rëndësishëm e shoh programin qeverisëse dhe çështjet që dëshirojnë t’a dërgojnë përpara dhe t’i zgjidhin në interes të të gjithë qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës. Dy partitë kanë aftësi bisedimi dhe të marrin përgjegjësinë që u takon”, tha Tahiri.
Në anën tjetër Tahiri ka folur edhe për pozitën e PAN-it.
Nëse arrihet marrëveshja mes LVV-LDK-së, sipas tij PAN-it nuk i mbetet tjetër veç se ta dorëzoj mandatin pasi që nuk i ka numrat për të formuar qeverinë.
“Nëse bëhet marrëveshja VV-LAA atëherë PAN -it i bie vetëm të marrë dhe ta dorëzoj mandatin të njëjtën ditë te Presidenti, formalisht për të respektuar procedurën”, është shprehur Tahiri.
Deri më tani zyrtarë të Vetëvendosjes kanë bërë thirrje publikisht që Lidhja Demokratike e Kosovës, t`i bashkohet kësaj partie, dhe së bashku ta formojnë qeverinë.
Ndërsa LDK, ka vendosur që t’i presin certifikimin e deputetëve dhe më pas të bisedojnë rreth një koalicioni të mundshëm.
Kujtojmë që bazuar në rezultatet preliminare të KQZ, koalicioni PAN doli i pari, Vetëvendosja e dyta, dhe e treta doli LDK.
Të tjera
-
Konfirmohet data e takimit Kosovë-Serbi në Bruksel
Më 17 dhjetor do të jetë takimi i radhës mes kryenegociatorëve në kuadër ...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
Ekspozita e Dytë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit të Kinës promovon bashkëpunimet industriale globale
Ekspozita e Dytë Ndërkombëtare e Zinxhirit të Furnizimit të Kinës - ENZFK, do...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...