Prokuroria Speciale demanton VMRO-në: Artan Grubi nuk është nën hetime
Autori: Gazeta inFokus
11:43 | 24 June 2017
Prokuroria Speciale Publike e Katica Janevës ka konfirmuar sot që kundër Artan Grubit dhe Bujar Osmanit nuk ka asnjë hetim nga ana e kësaj prokurorie që po heton krimet eventuale nga afera e përgjimeve.
Në këtë mënyrë, PSP e Katica Janevës drejtpërdrejt ka demantuar protagonistët e VMRO DPMNE-së, Antonio Miloshoski dhe Cvetin Cilimanov, të cilët të parët filluan hakmarrjen e partisë opozitare maqedonase kundër BDIsë së Ali Ahmetit nëpërmjet të sulmeve ndaj shefit të tij të kabinetit, deputetit Artan Grubi, për refuzimin e koalicionit me VMRO DPMNE pas zgjedhjet e 11 dhjetorit 2016.
“Prokuroria Speciale Publike nuk ka asnjë hetim për personat për të cilët pyesni” ishte përgjigja e PSPsë në pyetjen nëse janë të vërteta pretendimet e VMRO DPMNEsë që PSP po heton pronën familjare të Deputetit Artan Grubi dhe Ministrit Bujar Osmani. Ne ju garantojmë se këto dokumente nuk kanë dalë nga zyra e kësaj prokurorie dhe që kanë përfunduar në rrjetet sociale. Ne ju kujtojmë se edhe në një rast tjetër kemi shpjeguar se bëhen më shumë kontrolle financiare për shumë persona brenda procedurave parahetimore ku sipas ligjit, janë sekret dhe nuk mund të informojmë. Gjithashtu ju kujtojmë se kjo prokurori i është përgjigjur kryeministrit se këta persona nuk janë në hetim, emra të cilët janë të shënuar në këtë letër “, thonë nga PSP-ja
Dje, Miloshovski dhe Cilimanov, pretenduan që PSP ka kërkuar të dhëna mbi pronën familjare të Grubit dhe Osmanit me ç’rast VMROistët konkludojnë që kjo prokurori ka hapur hetime ndaj dy figurave frontale të BDI-së. Ditë më herët, lideri i BDI-sē Ali Ahmeti shpalosi detaje nga bisedat e mehërshme me liderin e VMRO DPMNE Nikolla Gruevski ku ky i fundit e ka paralajmëruar Ahmetin se do ti hakmerrët për refuzimin e BDI-së që të bën koalicion me VMRO-në pas zgjedhjeve të fundit parlamentare më 11 dhjetor 2016.
Ndērsa Deputeti Grubi për TetovaSot theksoi që vet BDI insiston në hetimin e pastërtisë të të gjithë funksionarëve të vet, nga viti 2002 gjer më sot.
“Ne kemi kerkuar publikisht nga prokuroria speciale dhe ajo e pergjithshme qe te kontrollohen te gjithe funkcionaret e BDIse, nga 2002 gjer me 2017 dhe qendrojme fuqimisht pas ketij qendrimi dhe i ftojme edhe partite e tjera ta bejne te njejten. Kerkesen qe e kane botuar njerez te VMROse nuk e kam pare e as qe kam pranuar ndonje shkrese apo thirrje nga prokuroria gjer sot, por me sa duket, ata perdorin metoda te tilla per nevojat e tyre propagandistike sepse ndryshe nga ata, ne e perkrahim Prokurorine Speciale. Prona jone modeste familjare eshte transparente, e bere publike disa here tashme nga vet ju gazetaret dhe rregullisht e paraqitur ne komisionin AntiKorrupcion.” tha dje për TetovaSot Deputeti Grubi.

T� tjera
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...





































